Eksploziv shtëpisë së shefit të hetimeve në Mitrovicë

anazapta

Një shpërthim ka ndodhur në veri të Mitrovicës pas mesnatës së të martës. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hedhur eksploziv në oborrin e shtëpisë së rreshterit të policisë së Kosovës, Xhavit Dervisheviç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate, ndërsa policia bën të ditur se nuk ka të lënduar në njerëz. Mediat kosovarë bëjnë të ditur se rreshteri Dervisheviç është shef i hetimeve në kuadër të stacionit policor në veri të Mitrovicës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *