Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin “Tonight”, në Ora News, është shprehur se ka marrë masa dhe do të luftojë bandat kriminale, dhe se nëse me to janë të implikuar dhe politikanë asi është shprehur se nuk ka politikanë as të majtë dhe as të djathtë para ligjit.
“Histori nga këto të qytetarit dixhital mund të dëgjoni nga mëngjesi deri në darkë. Por nuk e përjashtoj që mund të ketë vende për depozitimin e kanabisit, por kurrsesi nuk ka depozitim të madha. Në dijeninë time nuk ka.
Duket se janë hapur shumë fronte serioze, me ardhjen tuaj në krye të kësaj ministrie?
“Vjeshtë 2017” për pasurinë e të fortëve është një nga aksionet që po ndërmerr policia. Do të jetë një operacion shumë i madh. Nuk do të jetë ashtu sikundër ju e mendoni. Unë jam duke punuar me ekipin tim në ministri, por dhe me ekspertë ndërkombëtare.
Çafrave ndëshkimi do të jepni ju nëse kanë bashkëpunuar me kriminelë ndonjë eksponent nga PS?
Kjo nuk ka të bëjë që është politikan i majte apo i djatht. Unë nuk jap garanci që do të eliminohen, por unë jam shumë i qartë se do të përballem me grupet kriminale. Për mua nuk ka kriminelë të majt apo të djathë.
Presioni është më i madh kur të vjen nga shtëpia jote?
Unë aty isha, por le të ja lëmë kohës.
Jeni i përgatitur që do të bëni shumë armiq?
Jo, sepse unë jam komfor me ligjin.
Çfarë po behet me arrestimin e Klemet Baliti?
Edhe këta dy muaj është se po merrem me këtë çështje. Ky është një ndër rastet që nuk e nderon Policinë e Shtetit. Ne kemi diskutuar me ta dhe me partnerët. Është një nga ato çështje që do ta vendos mbi tavolinë. Por kjo nuk është e vetmja çështje.
Është në Shqipëri apo jashtë?
Nuk e di.
