Eksporti i armëve, Kina vendi i tretë në botë

Dita

Instituti i Stokholmit për Kërkim të Paqes Ndërkombëtare, SIPRI, bën të ditur në raportin e saj vjetor se Kina është bërë eksportuesi i tretë më i madh në botë i armëve, pas SHBA-së dhe Rusisë. Ajo ka lënë pas Gjermaninë dhe Francën.  Në raport thuhet se SHBA-të përbëjnë 31 % të eksporteve të armëve në tërë botën gjatë vitit 2014, e përcjellur nga Rusia me 27% të këtij tregu.

Kina gjendet shumë prapa me 5% të totalit botëror sa i përket eksportimit të armëve. SIPRI ka thënë se 41 % e armëve kineze eksportohen në Pakistan, derisa blerësi kryesor i armëve ruse është India, që është edhe importuesi më i madh i armëve në botë.

Share This Article
3 Comments
  • mallra kineze pa vlere duan jne manual te tere ta kuptosh si perdoren armet .kallashi kinez me 200 plumba shtremberohej k-47 rus sdo me dit sa qitje ben,sklleverit nuk behen kurre te pare e botes,pik.

    • Bëhen vëlla bëhen. Mendon se ka ndopak rëndësi per ata kafshët e ISIS shtrëmbërimi kur vrasin 20 rob te pa armatosur. Armët e sofistikuara nuk kanë vlerë për fushbetejat e sotme. Shiko Afghanistan,Siri,Libi,Mali,Somali etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *