Partia Demokratike kërkon mandatin e deputetit të kryeministrit Edi Rama duke e bazuar këtë në hapjen e ekspozitës së tij në Berlin, Gjermani, sipas opozitës në shkelje të ligjit.
Deputetja demokrate Albana Vokshi tha se shumica e shqiptarëve jeton shumë më keq por kryeministri as nuk do t’ia dijë. Ajo tha se Edi Rama e ka braktisur detyrën për të hapur një ekspozitë në Berlin.
“Në këto ditë të ftohta Tirana dhe disa qytete të vendit janë përballur me ndërprerjen e energjisë elektrike. Studentët janë ende në bojkot me kërkesa minimale të parealizuara nga qeveria. Fatura e ujit ka ardhur edhe më e lartë këtë muaj nga futja e një takse të re. Shumica e shqiptarëve jeton më keq, por kryeministri i vendit nuk do t’ia dijë.
Edi Rama e ka braktisur detyrën, për të hapur në Berlin një ekspozite të re për shitjen e krijimeve të tij, në shkelje të hapur të ligjeve dhe të Kushtetutës së vendit, e cila detyron heqjen e mandatit për deputetin Edi Rama”, deklaroi Vokshi.
E për këtë sipas saj, shpjegimi është fare i thjeshtë. “Deri në vitin 2014, Edi Rama ka deklaruar zero lekë nga krijimtaria artistike. Pasi bëhet Kryeministër, Edi Rama, nis të hapë ekspozita në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Për 3 vjet rresht, në 2015-2016-2017, ka deklaruar 79 milionë lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Gjithçka është në kundërshtim me ligjin dhe detyrën e tij si kryeministër dhe si deputet”, tha deputetja e PD.
Ajo shpjegoi se ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, përcakton në nenin 27 të tij se, “Kryeministri nuk mund të ushtrojë veprimtari private që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar”.
“Duke shitur krijimtarinë e tij artistike dhe duke krijuar të ardhura të deklaruara 79 milionë, kryeministri Edi Rama ka vepruar në cilësinë e personit fizik tregtar, siç e përcakton ligji për të drejtat e autorit. Kjo përbën qartazi papajtueshmëri me funksionin e Kryeministrit dhe deputetit, duke shkelur hapur Kushtetutën. Në këto kushte, Kuvendit të Shqipërisë i takon të mos sillet si vegël në duart e Edi Ramës, por të ushtrojë të drejtën e vet: të konstatojë papajtueshmërinë me funksionin e Kryeministrit/deputetit dhe të deklarojë mbarimin e mandatit të Edi Ramës në bazë të nenit 71 të Kushtetutës”, tha Vokshi.
Sipas saj, paligjshmëria, abuzimi me pushtetin dhe pasurimi i babëzitur janë 3 tiparet kryesore të Edi Ramës në krye të qeverisjes së vendit.
“Ai e tregoi këtë edhe pak kohë më parë, kur ne provuam me dokumente zyrtarë se Edi Rama nuk i justifikon 400 milionë lekët e deklaruar për vilën superluksoze të Surrelit. Edi Rama heshti, sepse e di që fshehja e pasurisë dhe pastrimi i parave janë vepra penale që dënohen me burgim te gjatë! Heshtja e tij dhe e institucioneve që kontrollon, mund ta ndihmojë edhe tani për të shpëtuar mandatin nga ushtrimi i paligjshëm i detyrës së kryeministrit, por nuk do ta shpëtojë dot përgjithmonë!”, u shpreh deputetja demokrate.
Vokshi theksoi se ‘ka ardhur koha t’i japim fund këtij modeli të neveritshëm dhe shkatërrues për shoqërinë tonë’. “Është koha të bashkohemi në protestë për të mos e lejuar më kryeministrin të shkëmbejë me ekspozita pikture, të ardhmen e fëmijëve tanë!”, deklaroi ajo.

shif se cfar funderinash ke ne opozite dhe kupton perse
mbahet peng zhvillimi i Shqiperise
Piu stupida non si può
Nje shqiptar , te hapi nje eksozite ne Berlin , ne 2019 , eshte nder , per Atdheun dhe per autorin . Evente te tilla nuk jane te dendura dhe aq me pak te demshme .
Kritikoni , kur ka shkelje , qe demtojne detyren dhe ulin prestigjin e Kombit . Kjo nuk qendron si shkelje ligjore . Artisti Kryeminister dhe njeriu Kryeminister kane te drejten e kohes se pushimit , si te gjithe shtetasit . Nuk mund te monitorohet 24/24 ore . Autoritet ne Berlin , nuk duan ta dine sa obligime ke pas vetes . Sipas jush ta braktiste ftesen , per nje ekspozite shqiptare ? Te tilla lajme dhe formulime te natyres moniste, me shume ulin autoritetin e opozites sepse populli thote : keto jane gabimet e Kryeministrit ? Mendoj se e ulni shume pjacen me kritika te tilla , qe kthehen ne shashka tymse . Gjykoni sikur te ishit vete , si do te vepronit ? Peshoni dhe reagimet per te nxjerre mesime , per veten tuaj . Zgalem
O zgalem!
Nje shqiptar i thjeshte po,por jo kryeministri!
Ne se nuk i njeh ligjet ben mire te mos na hedhesh mbrockulla ketu!
Ku ke pare ti qe nje kryeminister te hape ekspozita pikture apo letersie etj neper bote?
Ne se qenka kaq thjeshte,po nje ish sportist qe behet kryeminister,a ka te drejte qe te vazhdoje te luaje futboll me skuadren e tij?
Ku jemi ketu o damllamadh?
Jeni njerez bageti,prandaj edhe sillet keshtu ky cobani i dhive!
..ish futbollistin nuk e pengon asgje e askush qe ne kohen e lire te luaj futboll..pekundrazi…Edhe saliu po te mbaje stestoskopin ne cante nuk antiligjore…mjek sharlatan ka qene..Ju nxin shpirti..nuk e perballojne ligesine..
Vokshi ! Jeni me te mire juve ! Ju dy qe e quani veten parti nuk jeni gje tjeter vecse nje bajge e madhe lope
e ndare pergjysem. Kete qash me pare ! Ju jeni FAQJA
E ZEZE E SHQIPERISE !!! TURPI BOTES ,ndersa par-
tia e trete e Monikes as qe ka defter qe tapershkruaje.
Te trija keto te ashtuquajtura parti jane tri banda : hajne,
kriminele, mafioze, qe per “lider” kane “Godfather-in”
e Vicidolit, bashkekryetar presidentin aktual, anetare
Luli me Ramen. “kUARTETI” ,sic tha Xhelefina “mbajne
peng Shqiperine” me nje ndryshim se nuk e permendi
kryebanditin,kryegangsterin dhe kryemafiozin e Vicido-
lit por kur e pyeten kush ishte i katerti,ne vend te parit,
Jozi tha se ishte Erion Veliaj. E hengri kot ne opinion i
shkreti Erion,ku faktikisht ajo iu referua Vicidolasit por
me qe Plaku Mere tashme eshte bere “tabu” ,Jozi ja
veshi Lali Erit….!!! Prandaj jo me kot politiken dhe ata qe
e bejne ate jane kurva e kurvare.
O z. “Liqen” nuk e di nese e ke fjalen per Ramen apo per
Berishen sepse ky i fundit eshte marre me dhi e lope,
ndersa Edi as s’i ka pare kurre lopet dhe mbase po te mos i kishte pare ne TV. po t’i dilte ndonje lope perpara
do te ishte trembur …
Aman o Bana mos me dil me perpara si “femer”,ndryshe do te martohem me mashkull…