Ekspozita që shfaq Skocinë në gjithë madhështinë e saj

anazapta

 

“Daily Mail” ofron pamje unike nga bregu verior i Britanisë që shumë pak vizitorë kanë pasur mundësinë t’i shijojnë personalisht. E përditshmja britanike ka përzgjedhur disa nga koleksioni i 100 fotografive ajrore të bëra në disa prej vendeve më piktoreske dhe monumenteve historike të Skocisë

 

Për të shënuar ekspozitën e 100 imazheve nga zonat e famshme që rrethojnë kryeqytetin e Skocisë, “Daily Mail” ka përzgjedhur 11 fotografi. Shpresohet që imazhet mahnitëse, të cilat do të ekspozohen deri më 20 maj në vende kyçe të Edinburgut, do të jenë një atraksion i veçantë si për vendasit edhe për turistët.

Imazhet kanë në fokus ndërtesën e Parlamentit skocez, Kështjellën e Edinburgut, Galerinë Kombëtare të Artit Modern skocez dhe kopshtet e saj, Katër Urat etj. Fotografi të tjera nga Skocia tregojnë bukuritë mahnitëse të plazhit me rërë të bardhë në South Harris dhe Sutherland.

Britania e parë nga lart u soll në Skoci për herë të parë nga “Royal Geographical Society”, bashkë me Institutin e Gjeografëve britanikë dhe galerinë e pionierëve të rrugës “Wecommunic8”. Fotografi i peizazheve Majkëll Palin ishte ai që çeli ekspozitën. “Falë bregdetit, maleve dhe lumenjve të saj Skocia ka disa nga peizazhet më madhështore në botë. Ajo gjithashtu zotëron një trashëgimi të jashtëzakonshme industriale dhe arkitektonike. Për të gjitha këto arsye Edinburgu është i përsosur për një ekspozitë që prezanton pasuritë gjeografike të ishullit tonë”, tha Palin.

Adam Uilkinson, drejtor i shoqatës “Edinburg Trashëgimi Botërore”, beson se ekspozita, do të frymëzojë skocezët të eksplorojnë vendin e tyre. “Këto imazhe ofrojnë një perspektivë interesante për qytetin e tyre dhe Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Ulikinson. Përgatiti: Dorina Gjuzi

poshte 4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *