Ekstradohet Edmond Leskaj i bandës së Gaxhait

redaktor

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, sot rreth orës 17:00, u krye ekstradimi nga Roma, Itali, i shtetasit shqiptar Edmond Lame Leskaj, vjeç 39, nga Vlora. Ky shtetas ishte shpallur nё kёrkim ndёrkombёtar për kryerjen e veprave penale të “Krijimit të bandave të armatosura“, “Vrasjes me paramendim tё kryer nё bashkёpunim“,  “Vjedhje me dhunё“ dhe “Armёmbajtje pa leje“.

Gjykata pёr Krimet e Rёnda me vendim tё datёs 23.11.2009, e ka dёnuar shtetasin Edmond (Daniel) LESKAJ, alias Daniel HOXHA, me 25 vjet burg, pёr kryerjen e veprave penale tё parashikuara  nga nenet 78-25, 333, 78-334/2 (3 herё), 139-334/2, 278/2, dhe 334/1 tё Kodit Penal.
I ekstraduari Edmond Leskaj, si pjesёmarrës i Bandës së Gazmir BRAKËS me pseudonimin “Gaxhai“, në vitin 1997, ka kryer njё sёrё veprash penal si:vrasje të ndryshme, pengmarrje dhe gjobvënie ndaj biznesmenëve të këtij qyteti.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në datën 30.08.2008, ndërkohë që shtetasi Edmond LESKAJ, ka qënë i ndaluar për llogari të drejtësisë italiane, ju komunikua arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Nё aeroportin “Nёnё Tereza” nё Rinas ky shtetas i ёshtё dorëzuar pёrfaqёsuesve tё Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Burgjeve.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *