Ekstradohet nga SHBA ish-agjenti i SHIK, vrau nënë e bijë në 2001

redaktor

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, sot rreth orës 14.15’, u krye ekstradimi nga SHBA drejt Shqiperisë i shtetasit shqiptar Marjan Rrok Rroku, vjeç 40, nga Shkodra.

Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim të datës 02.05.2002, e ka dënuar shtetasin Marjan Rroku, me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”, parashikuar nga Kodi Penal.

I ekstraduari Marjan Rroku, më datë 29.03.2001, rreth ores 13:30, në Tiranë, para pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ka vrare

Marjan Rroku
Marjan Rroku

me arme zjarri shtetasen Alda C. dhe nënën e saj Mbarime C..

Alda Canaj
Alda Canaj

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin, më datën 08.09.2010, në SHBA, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Marjan Rroku.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

Në foto: Richmond Federal Marshall Kevin Connolly (qender) i cili arrestoi Rrokun për vrasjen e Alda Canaj, 16 vjeçe, (majtas) dhe të ëmën e saj Mbarime (djathtas) nën 2001

Share This Article
11 Comments
  • Gazeta Dita! Lutem ta rregulloni fotografine, sepse jep pershtypjen qe individi ne mes dy te ndjerave eshte vrasesi. Ne fakt ai individ eshte polici amerikan, qe beri te mundur kapjen e vrasesit Rroku ne SHBA. Te pakten specifikojeni kete gje ne foto, se nga hero, se ne fakt keshtu eshte, duket sikur eshte autori i vrasjeve. Pershendetje!

    • Pershendetje Shkodran! Ne fund te lajmit me germa italike ndodhet edhe shpjegimi i personave qe jane ne fotografi. Ne foton e pare eshte oficeri i cili ka bere te mundur arrestimin dhe ne krah jane dy viktimat e Marjan Rrokut. Faleminderit qe na lexoni.

      Redaktori Online

  • Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin, më datën 08.09.2010, në SHBA, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Marjan Rroku. [artikulli]

    Dhe e bien ne Shqiperi tani pas 3.5 vjetesh? Sigurisht ekstradimi ka procesin e tij, por Drejtesia jone nuk eshte shume e shpejte dhe rigoroze. {ref-ceshtja Kumbaro ne Londer}

    Me kujtohet Marjani se pati bere buje ne ate kohe, vajza me duket se studionte gjuhe te huaja… e tani te vuaje denimin qe i takon.

    Nje problem duhet te sherbeje si kujtese ”kujdes nga njerezit me Arme” qofshin dhe te ligjit.

    * A di kush ne Shq. sa krime jane kryer nga keto persona te autorizuar e mbajne arme?
    * Sa te tilla jane parandaluar?
    * Sa kanosje jane bere me armen e punes?
    * Sa arme kane humbur?
    * C’tranjim behet per ”oficerin e armatosur” ?
    * A ka evaluim te aftesive cdo 3-6-12 muaj?
    * A ka evaluim psikologjik, ne intervale te shpeshta?
    * Cdo person qe mban armen e Shtetit, ka detyrim (ndaj publikut) te mesoje ”ndihmen bazike te urgjences” per te shpetuar veten, kolege apo te dyshuarin pasi e kapin. A ekziston kjo praktike ne Policine tone?

    Ne ka…ju lutem na tregoni ca shifra.

    Ne s’ka, ju lutem pyesni Autoritetet Shterore pse s’ka dhe kur do kete. Flm.

    Nje grup-fjalesh qe shume me bexdis qe e lexoj me kohe ne Median tone, ”arme me leje” apo ”arma e punes” qe del ne shume raste. Kemi Polici pa fund, Polici-Polic, Polici Pyjore, Polici Elektrike, Polic Ndetimore; Jemi shtet i vogel per kaq shume Polici.

    Shofera te zakonshem deputetesh arme me leje…shofere shteti…arme me leje.More, kush do ti vrase keto njerez e nga kush ruhen?

    Shumicen e rasteve po vrasin te pafajshem e rralle shohim qe parandaluan nje krim ne progres, me ”armen me leje”

    ——–

    Alda C, kjo e re simpatike Meriton nje Ligj te Saj. A nje Provizion strikt, ndaj te gjithe personave me ”arme me leje”

    Nese kjo vajze nuk sherbeu per shume ne jeten e saj te re, ne vdekje te mos harrohet.

    Nje deputet a gazete mund te beje nje fushate per kete ligj. Nese dikush (familjar/ koleg, qytetar i zakonshem) raporton dike nen ”Provizionin Alda” qe nje ”person-me-arme-me-leje” ka problem me sjelljen e kontrollin e vetes, paraqet ”rreshqitje e agresivitet” ndaj te aferme e publikut; ti hiqet arma ne vend.

  • kur ky ish-shikas qe ka kryer kete barbari vaj hallin gazidede+visho ajazi qe do kene bere kene bere kerdine ne emer te huliganit serb kermes+psiqikut sali,keta felliqesira kulisa+celula kriminale berishiane,dava plerash..

  • Njw shtetar kriminel si Saliu zgjedh tw mbrohet nga kriminelwt si ky Rrok Rroku i pwrzgjedhur nga sojswzi i tij famwkeqi Gazidede. A janw mendwrisht tw kontrolluar kwta kriminel kur u besohet arma gjoja pwr arsye shtetwrore? Vrasja e kwtij krimineli wshtw njw akt makabwr sa edhe dwnimi me vdekje nuk e shlyen dot. Le tw ngordhi si qen nw birucw.
    Ngushullime bashkwshortit dhe babait Canaj duke shpresuar se kwsisoj i wshtw pakwsuar dhimbja. Komplimente policisw amerikane, posaçwrisht Marshallit Kevin Connly.

  • Ka kryer nje vrasje te dyfishte qe ne ate kohe na ka shkaktuar nje indinjate te madhe .Denimi maxcimal per ate eshte pak.

  • Krimineli Marjan Rroku ka qene student dhe mik i Fatos Klosit. Ai e futi kete fare krimineli ne Sherbimin Informativ, madje e ka ndihmuar ne rastin e konfliktit me familjen e ndjerë.
    Prokuroria shqiptare duhet te hetoje kush e ka ndihmuar kete kriminel te shkoje deri ne Amerike apo Kanada.

    • Eshte e vertete qe Klosi e futi ne Sherbimin Informative. Une i njoh mire te dy. Megjithate kjo histori fillon e mbaron ketu mbaron. Z. Klosi do ndihmonte kedo student tjeter. E kam pasur z.Klosi profesor dhe kam vetem respekt sikurse Rrokun kam qene ne te njejtin vit dhe gjithmone kam pasur neveri per ate person.

      E vemtja pergjegjesi qe ka Klosi, se bashku me te gjithe profesoret e tjere te FSHN, eshte se iu nenshtruan presionit dhe frikes qe studente si Rroku i benin pedagogeve. Por nga ana tjeter, nqs do e ngilnin ne klase, ndoshta ai do kishte frare z.Klosi apo z.Laska.

      Rroku eshte produkt shqiptar, faji eshte i te gjitheve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *