Ekstradohet mashtruesi, premtonte viza për në Kanada

Dita

Policia e Maqedonisë ka ekstraduar për në Shqipëri, Arben Mullain.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ana e forcave blu, pasi më 25.04.2016, Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “mashtrimi”. Shtetasi në fjalë, në shkurt të vitit 2015, ka mashtruar shtetasin Xh.D, banues në fshatin Berdenesh të Sarandës, duke i marrë 3 700 euro, me pretendimin se do t’i regjistronte djalin në shkollë në Kanada.

Xh.D madje ka qëndruar 13 ditë në Romë të Italisë, duke u mbajtur te fjala e Mullës. Ambasada e Kanadasë në Romë e ka njoftuar shtetasin Xh.D se ndodhet përpara një mashtrimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *