Prokurorët e Belgjikës kanë njoftuar ekstradimin e Salah Abdeslam në Francë. Abdeslam është i vetmi terrorist i mbijetuar nga sulmet terroriste të 13 nëntorit të vitit të kaluar në Paris.
Salah Abdeslam u arrestua në muajin mars pas një operacioni të gjerë kërkimi në Bruksel.
Tashmë Abdeslam do të hetohet nga autoritet franceze.
