Ekstradohet në SHBA, amerikani i akuzuar për përdhunim në grup

anazapta

Interpol Tiranë ka kryer sot ekstradimin nga aeroporti i Rinasit drejt SHBA-ve të një shtetasi amerikan.

Luke Adrian Cooke, 34 vjeç, lindur në Tenessee, u arrestua në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale  të “Përdhunimit“, dhe Përdhunimit në kushte të rënduara në grup“.

Nga Janari i vitit 2003 deri më 11 Maj 2006, Cooke ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një adoleshent 15-vjeçar e më pas më 11 maj 2006 ka ngacmuar seksualisht një 8-vjeçar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Uashingtonin, në prill 2015 amerikani u arrestua në territorin shqiptar me qëllime ekstradimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *