Ekstradohet nga Anglia Gentian Doda, korruptoi me 30 mijë euro ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

Bora Basholli

Ekstradohet nga Londra, Gentian Doda, 41 vjeçari i cili i pagoi me anë të sekserëve 30.000 euro ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri për ta liruar.

Arrestimi i 41-vjeçarit, lindur në Tiranë, u bë në kryeqytetin britanik më datë 6 Maj 2019 falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Manchester

Gentian Doda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal nr. 416, datë 10.11.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë” .

Gjithashtu, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal nr. 1249, datë 09.11.2017 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Gentian Doda në bashkëpunim me shtetas të tjerë i ka dhënë një shumë prej 30.000 eurosh gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, me qëllim lehtësimin e pozitave të tij dhe lirimin nga burgu për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila me vendimin penal nr. 41, datë 26.01.2001 e kishte dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin penal nr. 896, datë 07.06.2017 ka vendosur lënien në fuqi të vendimin penal nr. 94, datë 20.09.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, duke favorizuar pozitën e shtetasit Gentian Doda dhe lirimin e tij nga burgu.

 

 

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Doda dhe Miri jane maloke dhe si të tille degjenerata,hajdutë,vrasës dhe
    korruptuar. Po të kishte Germania kaq sa ka shqiperia,do kishte
    falimentuar me kohë.

  • Gjykatesi ne burg per ate cfare ka bere kunder ligjit duke perfituar ryshfete. O shkerdhat gjykates, ne burg….

  • Mjaft me idjotesira , se nuk e c`virgjeroi Gentiani gjyqtarin Shkelqim Miri ! Shkelqimi eshte nje gjyqtar i korruptuar deri ne palce dhe po beheni qesharake , kur e trajtoni kapjen e tij me presh ne dore , si nje veprim rastesor dhe diletant ne hajni ! . Fakti qe ai gjykohet e deklarohet fajtor vetem per keto 30000 euro . Jane pislleqe qe te neveritin . Pse nuk i behet hetim i plote ketyre monstrave kriminale , qe te behet model , per te rrenqethur kedo qe do te guxonte te vepronte si ky , por denohet ne menyre qesharake , si te kishte vjedhur nje shporte me rrush ?!
    Po u vazhdua keshtu , njerezit do te zhgenjehen thelle nga e shumedeshiruara reforme ne drejtesi dhe , do te humbasin besimin , jo vetem ne drejtesine shqiptare , por edhe me ate euro – amerikane !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *