Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika 53-vjeçarin Nuredin Feizaj, ish mjek i dënuar për mjekim të gabuar. Sipas policisë, Feizaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me tre vjet e 6 muaj burg për veprën penale të “Mjekimit të pakujdesshëm dhe korrupison pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ngjarja ka ndodhur 8 prill 2007, ku Feizaj ka qenë mjek në urgjencën e QSUT në Tiranë, kur është paraqitur në gjendje të rëndë shtetasja Rakela V. Ajo ka qenë në shërbimin e toksikologjisë për të marr ndihmën e parë mjekësore. Vetëm pak minuta pas largimit nga spitali ajo është ndjerë keq sërish, dhe është kthyer në spital, por pavarësisht ndërhyrjes se mjekëve ka gjetur vdekjen. Gjatë gjykimit, nga akti i ekspertimit dhe ekspertët e thirrur në gjykim, ka rezultuar se kësaj shtetaseje nuk i është dhënë gjithë ndihma e nevojshme mjeksore, dhe nuk është treguar kujdesi i duhur.