Një shtetas i dënuar me 11 vite burg është ekstraduar nga Interpoli. Policia e Shtetit bëri me dije se ka ekstraduar nga Frankfurti i Gjermanisë, shtetasin Gëzim Sina, 40-vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Elbasanit e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg, për dy vepra penale, atë të “Vrasjes në rrethana cilësuese në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Më konkretisht, shtetasi Sina më datë 28 mars të vitit 2007, duke shërbyer në lokalin e marrë me qira në fshatin Mjekës/Elbasan është konfliktur me shtetasin T.K,D.XH dhe P.XH, duke i qëlluar me armë zjarri tip pistoletë të cilët janë plagosur.
Tashmë ai pritet të kryej burgimin në vendin tonë.
