Ekstradohet nga Gjermania 30-vjeçari i dënuar me 15 vjet burg

redaktor

Ishte dënuar me 15 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë, ekstradohet nga Gjermania. Interpol Tirana ka ekstraduar nga Frankfurti një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 30-vjeçarin Sahit Çelaj, banues në Lapardha të Vlorës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 403, datë 29.10.2010, e ka dënuar shtetasin Sihat Çelaj me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana te cilësuara të mbetur në tentativë”.

Çelaj është arrestuar nga autoritetet policore gjermane të Ëiesbadenit dhe në prani të agjentëve gjermanë i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

30-vjeçari kishte pasur një konflikt në gusht 2009 me disa shtetas, ndaj të cilëve ka qëlluar me armë zjarri. Pas një viti, Gjykata e Vlorës e dënoi 15 vjet burg në mungesë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *