Ekstradohet nga Frankfurti i Gjermanisë, 26-vjeçari Dritan Peksani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të kryer në bashkëpunim.
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurt/ Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar:
Ndaj 26 vjeçarit nga Shkodra, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim Nr 343, datë 13.07.2013 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“ , për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim‘‘, ‘‘Krijimit të grupit të strukturuar kriminal‘‘ dhe ‘‘Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal‘‘.
Peksani, i cili konsiderohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Admir Tafilit, akuzohet se me 25 qershor të 2014 në bashkëpunim me shtetasit A.T, K. Pdhe E. M kanë vrarë shtetasin Ibrahim Mani.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana më Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
