Ekstradohet nga Venezuela i dënuari për trafik kokaine

Saimir Lleshi

Një shtetas u dënuar me 12 vite burg është ekstraduar nga Venezuela. Armand Gavelli, banues në Berat u soll në Shqipëri nga Interpoli.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, me vendimin penal nr. 19, datë 23.03.2012, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi Armand Gavelli, në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë trafikuar një sasi lëndë narkotike e llojit Kokainë, nga Panamaja në drejtim të Shqipërisë. 44-vjeçari u arrestuar në kryeqytetin venezuelian Karakas më 11 mars me qëllim ekstradimi. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *