Ekstremi i djathtë në Europë, është ftuar nga qeveria ruse, për të vëzhguar referendumin e së dielës, që do të zhvillohet në Krime.
Sipas EUobserver, Presidentja e Frontit Nacional francez, Marine Le Pen ka deklaruar se akoma nuk kanë vendosur, nëse do të jenë prezent për të vëzhguar zgjedhjet.
Le Pen, ka shprehur simpatinë ndaj Rusisë edhe pse ajo synon aneksimin e Krimesë, pas rezultateve të Referendumit. Le Pen ka deklaruar se Krimea nuk është si pjesa tjetër e vendit, pasi është shumë e lidhur me Rusinë dhe se duhet të merret parasysh historia e Krimesë.
Këndvështrimi i Frontit Nacional francez, është pro sovranitetit ukrainas, por të lejohen tre rajonet kryesore të kenë shumë autonomi.
Le Pen i konsideron sanksionet e mundshme ekonomike të BE-së ndaj Rusisë si të rrezikshme dhe mbron argumentin rus mbi autoritetet e Kievit, se qeveria nuk u zgjodh nëpërmjet votave dhe se në qeveri ka neo-nazistë dhe ekstremistë.
Një ftesë të tillë ka marrë edhe Partia për Liri e Austrisë, një aleat i Frontit Nacional francez. Partia e Lirisë austriake, ka deklaruar se, po vlerëson ftesën ruse.
BE është deklaruar kundër mbajtjes së Referendumit, duke e cilësuar atë si ilegal. OSBE nuk ka dërguar vëzhgues, sepse sipas saj, referendumi është thirrur në dhunim të Kushtetutës ukrainase. Referendumi pritet të mbahet ditën e diel, nën vëzhgimin e forcave paramilitare dhe ushtarake ruse. /im.ta/

NJELLOJ SI ALEANCA E HITLERIT ME STALININ, NJE QETESI FALSE PARA STUHISE.
MUZHIKET DO TA HANE TE SE EMES NE KRIME, NJELLOJ SIC E HENGREN ME 1856.
Muzhiket nuk e kane ngrene kurre , nuk ka fuqi ushtarake ne Bote qe ta kete mposhtur ne shekuj dhe ta munde ne te ardhmen popullin rus . Vetem Rusia nuk njeh beteje apo lufte te humbur . Leri marrezirat Ilir efendi . Meqe ra fjala , po ti ç’ke me ruset , te kane vrare babane ? Te pakten meso nje çike historine .