Deri tani në Parlamentin tonë me vite ka pasur vetëm një deputet me mbiemër B1 (Berisha) që populli e ka quajtur (sherr-budall). Tash politikës i janë shtuar dhe dy të tjerë me iniciale B2 (Basha) “fëmijë-budall”, dhe i fundit B3 (Blushi) “shejtan-budall”. Këto epitete nuk i kam shpikur unë, por i kam dëgjuar e lexuar në shtyp dhe në biseda të ndryshme.
Pra është formuar ekuacioni butaforik B1+B2+B3, të tre, që me egon e tyre synojnë rrëzimin e mazhorancës. B1 ka vite që po torturon popullin tonë, me vrasje, shkatërrim të ekonomisë, shpifje, sharje banale deri në librin e shtëpisë, por asnjëherë drejtësia nuk mori mundimin të paktën ta thërrasë për krimet shpifje dhe akuzat që bëjnë autorë te ndryshëm herë pas herë. Ky njeri me tipare hitleriane i bën thirrje popullit që të ngrihen në revolucion të armatosur. Bile edhe ndërkombëtarët nuk flasin. Lu i Amerikës shkon e i përulet, i merr dorën, bekohet te ky i paprekshmi, i padënueshmi.
B2, me ardhjen e tij në politikë si një minor pa asnjë kontribut, sot quhet djali politik i B1. Babi i tij politik e ka mësuar që të lehë jashtë gardhit të Parlamentit, se brenda gardhit leh vetë. Ai ka mësuar shumë nga babai i tij politik, të shpifë, të mashtrojë, të vjedhë pasurinë e popullit, të shesë pasurinë shtetërore.
B3 si një demagog që di të shajë, di të flasë per arapët e Vlorës, di të ngatërrojë fetë, di si duhet të jenë kryeministrat e deputetët etj. Ai ka vite që synon kapjen e kreut të Partisë (dhe atë te Kryeministrit), qysh në vitin 2009 ku fitoren në qarkun e Korçës e ndau me deputetin Bode me synim humbjen e zgjedhjeve të PS. Në një kohë që gjithë socialistët thoshin që “zgjedhjet janë vjedhur”, Blushi deklaronte njohjen e humbjes. Me egon e tij edhe në vitin 2013 ai luste që PS të humbiste zgjedhjet, ai prapë lutet që dhe në zgjedhjet e viti 2017 PS të humbasë, pra kolona e 5-të tani ka dalë hapur dhe që në mendime e në pika të ndryshme u bë violina e Berishës. Të 3 B-të janë bërë qesharakë. Ata flasin gjithmonë në emër të popullit sepse kanë bërë “sakrifica” shumë për të.
Letër e nënshkruar
Eqerem Kajo
