Ekuador, kapen 89 kg kokainë e destinuar për portin e Durrësit

anazapta

Një total prej 89 kg kokainë që trafikantët e drogës u përpoqën ta dërgonin në Durrës të Shqipërisë, përmes portit të Guayaquilit në Ekuador, është konfiskuar nga policia. Ministria e Brendshme dhe shefi i policisë Omar Paredes, raportuan se agjentët e njësisë së inteligjencës të dhe qentë e narkotikëve në operacionin e koduar “Misterioze”, kanë gjetur brenda kontenierit 80 pako kokainë. Droga, sipas medieve ekuadoriane që i referohen autoriteteve policore, ishte e fshehur në fundin e rreme të konteinerit me shënimin TRIU 8498675 dhe kishte logot e ushqimeve për qentë San Bernardo dhe Bulldog. Sipas Ministrisë së Brendshme, destinacioni i drogës ishte porti i Durrësit, në Shqipëri. Aktualisht anëtarët e Policisë së Narkotikëve dhe Prokurorit po hetojnë shtetasin Homar L, për dërgesën e drogës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *