Ekuilibri i shëndetit të trupit i lidhur edhe me dhëmbët

redaktor

Struktura e trupit të njeriut ka në fakt, disa “plane paralele” që kanë funksione e sensorë të ndryshëm për kontrollin dhe lejojnë për të ruajtur një harmoni të mirë fizike. Këto “Plane paralele” përfshijnë si veshët , sytë, shpatullën, pjesa e legenit, gjunjët, dhe në fund ajo e këmbës. Kur paralelizmi mes këtyre planeve është jo i mirë, kemi një çekuilibër fizik, i cili shfaqet përmes simptomave të cilat mund të manifestohen në pjesë të ndryshme të trupit.

Shëndeti fillon nga goja,

Një profesor në mjekësi, vërejti klinikisht që pacientët të cilët nuk përgjigjen për terapi tradicionale për trajtimin e sëmundjeve kronike të tilla si dhimbje koke, dhimbje të qafës ose në pjesën fundore të shtyllës kurrizore apo probleme në këmbë, shpesh kanë shtrembërime në planin e paralelve të pjesëve të tyre të sipërme.

Marrim parasysh gojën: Dy arkata, pjesa e sipërme dhe e poshtme me dhëmbë te drejtë dhe në një oklusion perfekt. Kjo tregon jo vetëm një buzëqeshje të bukur, por mbi të gjitha, tregon një marrëdhënie të duhur të punës ndërmjet pjesëve të ndryshme të sistemit, të aparatit të gojës (kockat, artikulacioni temporomandibular, muskujt mastikator, dhe dhëmbët). Nga ana tjetër, harmonia e këtij aparati është i lidhur ngushtë me shëndetin e të gjithë organizmit. Vetëm mendoni për pozitën e mandibules dhe rolin e saj në balancimin ndërmjet kafkës dhe vertebrës

Dhimbje koke, marramendje, qafë e ngrirë?

Faji mund të jenë dhëmbët

Florian Xholi
Florian Xholi

Kjo mund të tingëllojë e pabesueshme, por u zbulua se disa çrregullime të tilla si marrje mendsh, dhimbje koke, qafë të fortë, çrregullimeve vizuale, dhimbje në gjymtyrë dhe kolonën vertebrale që duket se e shkaktojnë në mënyrë të pashpjegueshme dhe shpesh nuk janë edhe dallueshme nga analizat ose instrumentet që mund të varen nga një keq okluzion dentar, d.m.th nga një blylleje e keqe e gojës (dhëmbëve)dhe çiftëzimit të tyre.

Ndër sëmundjet më të rëndësishme të shkaktuara nga keq okluzioni dentar, nxjerr në pah:

– Çrregullime në artikulacionin temporomandibular (kemi dhimbje në dëgjim, kufizim në hapjen e gojës, mënyrë e tërthortë në rrugën për hapjen dhe mbylljen e nofullës;

– Dhimbje koke. Është për shkak të lëvizjes së fortë të muskujve mastikator të nofullave të shkaktuara nga një keqpozicionimi mandibular. Dhimbja është e fortë, e vazhdueshme dhe e lokalizuar kryesisht rreth fytyrës, ose përkohësisht edhe në qafë.

– Dhimbje veshi: retrusion dhe devijimi i nofullës mund të shkaktojë trauma të vazhdueshme në vesh. Ky stimul negativ që përsëritet çdo herë te personi, kur hap dhe mbyll gojën, me kalimin e kohës shkakton një infeksion edhe më të rëndë dhe pastaj shfaq infeksione që përsëriten në vesh.

Testet për vlerësimin dhe funksionet në sjellje.

Hulumtimi dentar sot është shumë i avancuar dhe kjo është për zgjidhjen e problemeve.

Fillon me një ekzaminim klinik.

– Ekzaminimi stabilometric -Ndarë në tri faza, provimi përcakton funksionalitetin e sistemit stomatognathic;

– Ekzaminimi electromyographic kjo është për ekzaminimin e muskujve të kryer me një electromyography, në pesë faza;

– Ekzaminimi kinesiographic, i cili vlerëson lëvizjet e nofullave.

Terapia

Në fund të testimeve, pas një ‘vlerësimi të plotë të të gjithë faktorëve dhe sjelljeve, kemi ndërlidhjen ndërmjet kockave dhe muskujve. Për të arritur këtë dhe për të rivendosur harmoninë, duhet që gjithçka të jetë perfekte. Në rast të kundërt, kur kemi pengesa ose një oklusion problematic, atëherë ndjekim një terapi, ku:

– Pllaka mastikatore individuale për relaksimin e muskujve dhe dhëmbëve.

– Trajtim ortodontik (dhëmbët janë të shëndetshëm, por pozicionuar keq);

– Ose me kapsula në zirkon ose qeramike të cilat mund të rregullojnë përtypjen.

*Kirurg oral

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *