Ekzekutimi i gazetares investigative, informatorja ruse e frikësuar për jetën

Dita

Një informatore ruse duke patur frikë për jetën, i është dorëzuar policisë në Greqi, dhe kjo frikë vjen nga lidhja e saj me gazetaren e vrarë të Maltës, Daphne Caruana Galizia.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë lëshuar një deklaratë të martën, duke iu bërë thirrje autoriteteve në Athinë që t’i sigurojnë mbrojtje Maria Yefimovas.

Një urdhërarrest evropian për Yefimovan është lëshuar në nëntor, pasi ajo është akuzuar për dhënie të informacioneve të rëndësishme gazetares Caruana Galizia. Kjo e fundit më pas ka shkruar një raport për lidhje të mundshme të paligjshme midis qeverive të Maltës dhe Azerbajxhanit.

Yefimova mendohet se i ka thënë Caruana Galizias se ka parë dokumente që tregojnë sesi në llogarinë e gruas së kryeministrit të Maltës janë derdhur një milion euro nga familja e presidentit të Azerbajxhanit.

Ndërkaq, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat dhe gruaja e tij i kanë hedhur poshtë akuzat se paratë janë transferuar nga familja e Aliyevit përmes firmës sekrete Egrant Inc në Panama.

Deklarata e Parlamentit Evropian e cilëson Yefimovan si “dëshmitare të rëndësishme për hetimet për korrupsion dhe shpëlarje parash në Maltë”.

Ajo braktisur Maltën vitin e kaluar, nga frika që ka për jetën e saj dhe të familjes.

Autoritetet në Maltë dhe Qipro kanë lëshuar urdhërarreste për të, por arsyet janë të ndryshme. Urdhri maltez bazohet në akuzën e ngritur nga banka Pilatus në Maltë, ku thuhet se ajo ka vjedhur nga banka, në të cilën ka punuar më herët. Por, Yefimova i mohon akuzat.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *