Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, këtë të shtunë dhe të diel do të shkojë në Kosovë, pas atentatit që iu bë politikanit Oliver Ivanoviç mëngjesin e së martës në Mitrovicë.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug.
Vuçiç do të zhvillojë bisedime me serbët në Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.
Ngjarja:
Lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç u vra mëngjesin e së martës (16 Janar) në veri të Mitrovicës, në hyrjen e selisë së partisë së tij “Nisma Qytetare”, një ngjarje që vjen si goditje për stabilitetin e brishtë në këtë pjesë ende të nxehtë të rajonit të Ballkanit.
Ai u qëllua me 6 plumba në orën 8.30 të mëngjesit, nga persona te paidentifikuar.
Të shtënat, thonë autoritetet, kanë ardhur nga një automjet në lëvizje, një “Opel Astra” që u gjet i djegur rreth 45 minuta më vonë, jo shumë larg vendit të krimit.

serbia eshte kamikacja e Ballkanit .
Ne cdo kohe te historise eshte kujdesur
te shpertheje lufte ne ballkan ,shteeti i cili
kurr nuk ka patur interese jo vetem per nji fqinjesi te mire ,
por as per vet te miren e gadishullit Ballkanik ,
pra theshte duket si nji Trup i Huaj ne Bllkan ,
qe nuk zuri dot kur vend ne token e Ballkanit dhe i sherbeu ne cdo rast interesave te atyre politikave qe e pompojne me ajer dhe e fryjne si nji tollumbace fantazme ne Ballkan , e perdorur ne cdo kohe turtoret per interesat e tyre ,
PO TË ISHTE VRASJE NGA SHQIPTARËT,PRA ME KARAKTER ETNIK OLIVER IVANOVIÇ NUK DO ISHTE VRARË NË 8.30 TË MËNGJEZIT DHE AS PARA ZYRËS SË PARTISË SË TIJ.
FAKTI QË U VRA NË KËTË ORË DHE NË KËTË VËND TREGON SE KA MOTIVE POLITIKE BRËNDA KLANEVE SERBE.