Ekzekutimi në Elbasan, policia arreston rojen e karburantit: Ka parë vrasjen dhe nuk na lajmëroi

Elton Tafaruci

Arrestohet  roja  i  karburantit   për “Moskallzim  Krimi”,  në  lidhje  me  vrasjen  e  djeshme

Në vijim  të   punës  për  zbardhjen  e  ngjarjes  së  djeshme , Specialistët  për  Krimet  e  Rënda,  në  Drejtorinë   Vendore  të  Policisë  Elbasan,   bënë  arrestimin  në  flagrancë  të  shtetasit:

Shkëlqim   Salla,  42  vjeç,  banues  në  fshatin  Godolesh  Elbasan

Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë  për   moskallëzim  të  krimit,  pasi  duke    qënë  roje  i  karburantit  në  vëndin  ku  ndodhi  ngjarja,   dyshohet  të  ketë  parë  ngjarjen  dhe  të  mos  ketë  kallzuar, pasi:

Më  datë  11.04.2016,  në    Lagjen  “Skëndërbej”  në  afërsi  të  një  pikë  karburanti,    është   gjetur  i   vrarë me  armë  zjarri   shtetasi:

Saimir  Beqiri,   51  vjeç,  banues  në  Elbasan.

Gjatë  kqyrjes  së  vëndit  të  ngjarjes,  grupi  hetimor  ka   gjetur  dhe  sekuestruar  në  cilësinë  e  provës  materiale:

6  copë   gëzhoja,  kalibër  9mm

2 copa  predha

Specialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë   Vendore  të  Policisë   Elbasan,    në  bashkëpunim  me   Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan,  po  vijojnë  punën  për  zbardhjen  e  ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Moskallëzim  Krimi” parashikuar  nga neni 300  i  Kodit Penal.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • te mjeret dhe hallexhinjte me duar ne hekura!
    Ky eshte kontigjent i krimit qe punon si qen-roje per 150 mije leke te vjetra ??????
    Oj Lalle-DHALLE!?
    A keni TURP DHE GJYNAH per ate fukara!
    Pse nuk i jepni detyrim per paraqitje apo…..he se mban varfanjaku!
    JU JENI PJESE e KONTIGJENTIT TE KRIMIR dhe JOOOOOOOOO roja i karburantit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *