Ekzekutimi për hakmarrje në Vlorë, ja skema që do përdorte vrasësi më pagesë

redaktor

Policia e Vlorës arreston një vrasës me pagesë, duke zbuluar e goditur të gjithë zinxhirin kriminal, që nga porositësi i vrasjes e deri te ekzekutori i saj dhe një bashkëpunëtor i tij. Policia arrestoi në flagrancë, pak çaste përpara se të kryenin vrasjen, në afërsi të fshatit Lepenicë shtetasit Luka (Rustem) Sherifaj, 42 vjeç, lindur në Varibop të Fierit, dhe banues në Vlorë, Ledjon Muho, 24 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.Capture s Arrestimi u krye pas informacioneve të grumbulluara nga Policia në rrugë operative, në momentet kur Luka Sherifaj po kryente veprime konkrete për të ekzekutuar planin e tij për kryerjen vrasjes në fshatin Lepenicë. Në të njëjtin automjet me të, teksa po përpiqej t’i shpëtonte policisë u kap edhe Ledjon Muho, që dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, automjeti “Land Rover” me targa “AA334DV”, një armë zjarri automatik model 56 (kallashnikov), doreza dhe maska për të mbuluar fytyrën, tuta kamuflazhi dhe ushqime. Nga hetimet e kryera dyshohet se personi, i cili kishte porositur vrasjen është shtetasi Mesin Alliaj, 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gjorm, i cili u arrestua në flagrancë. IMG-20150331-WA0004Objekt i sulmit kriminal ishte Lahe Jazaj 53 vjeç, banues në Lepenicë. Ky person në vitin 2003 ka vrarë me armë zjarri Bujar Alliaj (vëllai i porositësit), krim për të cilin është dënuar me 10 vjet burg, dënim të cilin e ka vuajtur.  Shuma që porositësi u kishte premtuar ekzekutorëve dyshohet të jetë 1,5 milion lekë të reja në fillim dhe pas kryerjes së krimit do tu jepte edhe një shumë tjetër, ende të pasaktësuar. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se Luka Sherifaj prej disa kohësh vëzhgonte personin që do të vriste dhe se pas kryerjes së krimit ai do të largohej nëpërmjet zonave malore në afërsi të fshatit, sipas një skice të detajuar që ishte përgatitur më parë nga porositësi. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj çështjeje, ndërkohë që materialet procedurale do ti referohen organit të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” në bashkëpunim e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *