Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë fare pranë vendit ku jeton kryeministri serb. Siç mësohet nga mediat në Beograd, bosi i drogës në Serbi është vrarë në një nga zonat elitare të kryeqytetit serb. I vrari Aleksandar Stamenkoviç 42 vjeç, është pronar i lokalit Piaza del Cafe, në lagjen elitare të kryeqytetit serb, Belville ku jeton edhe kryeministri serb Vuçiç. Ai është vrarë me 11 plumba.
Vrasja ka ndodhur në afërsi të banesës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftojnë mediet serbe. Ekzekutimin e tij e bënë dy persona nga një motor në lëvizje teksa ai po dilte nga makina.
Atentatorët pasi ikën nga vendi i vrasjes, e dogjën motorin. Policia është ka vënë postblloqe në të gjithë Serbinë dhe gjithashtu ka rritur kontrollet në kufi.

Ah u gezova kot. Une kujtova se kshin vrare bosin e droges ne Shqiperi! Qenka vrare ne Serbi! Me sa duket Serbia po pastrohet nga plehrat! Po Shqiperia?!