Me 6 plumba është ekzekutuar gazetari i kronikës së zezë Jorgo Karaivaz në Athinë.
Gazetari ushtronte këtë profesion prej vitit 1990, me një karrierë të gjatë në televizionin ANT1 dhe prej vitit 2017 në televizionin STAR.
Gazetarit i është bërë pritë pasi është larguar nga puna dhe është qëlluar para shtëpisë së tij.
Sipas dëshmive të para, ai është qëllluar nga dy persona të cilët lëviznin në një motor të vogël dhe kishin veshur rroba ushtarake. Duke qenë se është përdorur silenciator, kalimtarët nuk kanë dëgjuar krisma.
Policia është në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi.
Dyshimet paraprake janë se ekzekutimi është kryer për shkak të detyrës.
m.m/ dita
