Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë në Tarragona të Spanjës.
Viktima mësohet se është i moshës 43 vjeç.
Trupi i pajetë i shtetasit shqiptar është gjetur rreth orës 00:45 të së mërkurës nga policia.
Kjo e fundit është mobilizuar pas një njoftimi të marrë, se një burrë gjendej i shtrirë në tokë në një rrugë në “Reus”.
Kur agjentët mbërritën në vendin e ngjarjes, ata kanë konstatuar se viktima kishte të shtëna me armë në trup.
Policia e Tarragonës ka nisur tashmë hetimet, për të zbuluar autorët përgjegjës e për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
s.a/dita

E ka fajin policia dhe ministri Xhafa….