Ekzekutoi me 4 plumba poshtë shtëpisë shqiptarin, kapet duke hipur në traget autori

Gazeta Dita

Arrestohet pak orë pas ngjarjes autori i vrasjes së shqiptarit Demir Hyseni në Itali.

Ishte në Bari gati për t’u nisur, por nuk pati kohë për të hipur në bordin e tragetit, pasi vrasësi i muratorit shqiptar u arrestua mbrmjen e të martës nga policia në kryeqytetin rajonal të Ternit. Arratia i zgjati pikërisht dymbëdhjetë orë.

Mediat italiane shkruajnë duke cituar policinë italiane se autori i dyshuar është një shqiptar që kishte mbërritur në Itali në datën 10 korrik dhe që si mision kishte vetëm vrasjen e Hysenit dhe kthimin më pas në Shqipëri.

Mësohet se shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk dihet ende, ishte duke tentuar të kthehej me tragetin e Durrësit dhe në momentin e arrestimit shoqërohej nga një tjetër bashkatdhetar i tij, i cili gjithashtu është ndaluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *