Dy autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Viktor Picaku, në Itali janë vetëdorëzuar në polici.
Ata kanë marrë përsipër krimin, duke u paraqitur në polici, ndërkohë që nuk dihen ende emrat e tyre. Të dyshuarit po merren në pyetje, për të zbuluar më shumë mbi arsyet e krimit.
Dyshohet se Viktori ndërhyri për të mbrojtur një vajzë italiane e cila po dhunohej në rrugë nga një italian. Sipas familjarëve të shqiptarit, Picaku u gjend aty rastësisht dhe ndërhyri.
Krimi i rëndë ndodhi në orët e vona të së mërkurës, në sheshin “Abbazia” në Corato, provincë e Barit.
Në momentin e ekzekutimit të të riut shqiptar, në shesh kishte shumë persona.
Nga informacionet paraprake, mësohet se dy persona ende të paidentifikuar, u afruan me motor, duke e qëlluar me disa të shtëna drejt Viktor Picakut.
Ai u qëllua me katër plumba në kokë dhe kraharor.
Çdo tentativë për ti ardhur në ndihmë të riut rezultoi e kotë, Picaku humbi jetën prej plagëve të marra.
l.h/ dita

“duke e qëlluar me disa të shtëna drejt Viktor Picakut” – Me fal po nuk ka njeri te me mbushe mendjen mua qe ky tipi qe ka shkruar kete fjaline siper te kete mbaruar shkollen e mesme, e jo me univeristetin per gazetari!
Ça të mesme mor vëlla. Këta nuk kanë bërë filloren.
???:Eshte nje proverb qe thot e gjith Shkodra u mundue ti mbushte mendjen nje gomari te pinte uji e nuk mundi kur u larguan njerzit gomari shkoj e piu vete.Tesh po te mbushet mendja edhe ju.