EL CLASICO / Reali mposht rivalët e përjetshëm të Barcelonës, merr kreun e klasifikimit

redaktor

Real Madridi mori një fitore të jashtëzakonshme në momentin më të keq të sezonit duke mposhtur rivalët e përjetshëm të Barcelonës me rezultatin 2-0 në “Santiago Bernabeu”.

Vinicius Xhunior dhe Mariano Diaz vulosën triumfin jetik të “Los Blancos” ndaj katalanasve.

Me këtë fitore, skuadra e Zinedin Zidan merr kreun e klasifikimit të kampionatit spanjoll.

Katalanasit dominuan totalisht pjesën e parë, por Lionel Mesi dhe Antuan Grizman nuk mundën të realizonin.

Gabimet e pjesës së parë, skuadra e Kike Setien i pagoi në pjesën e dytë.

Braziliani Vinicius Xhunior depërtoi nga krahu i djathtë dhe goditi topin, i cili përfundoi në rrjetë ndihmuar dhe nga devijimi i Zherard Pikesë në minutën e 71-ë.

Domenikani Mariano Diaz vulosi triumfin e Realit duke thyer krahun e majtë të mbrojtjes së Barcelonës.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID: Kurtua; Karvahal, Varan, Ramos, Marselo; Kasemiro, Valverde, Kros, Isko; Vinisius, Benzema. Trajner: Zinedin Zidan.

BARCELONA: Ter Shtegen; Semedo, Pike, Umtiti, Xhordi Alba; Artur, Buskets, De Jong; Vidal, Mesi  Grizman. Trajner: Kike Setien.

 

d.a. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *