E përditshmja më e madhe spanjolle El Pais i ka kushtuar një artikull të gjatë kombëtares kuq e zi, e cila përballet sot me Rumaninë.
Në të nënvizohet fakti se shumica e lojtarëve janë bij të emigrantëve kosovarë të shpërngulur nga lufta në Kosovë.
Një theks i veçantë vihet tek historia e kapitenit të skuadrës Lorik Cana dhe përpjekjet e trajnerit De Biazi për ta çuar kombëtaren për herë të parë në një kompetecion kaq të rëndësishëm ndërkombëtar.
Ja çfarë shkruan ‘El Pais’
Suksesi më i madh në historinë e sportit shqiptar ka qenë me një grup fëmijësh të shqiptarëve të Kosovës të cilët u larguan nga Gurra.
“Historia ka qenë vazhdimisht kundër popullit tonë, kemi qenë gjithmonë të ndarë. Për herë të parë, ne kemi realizuar ëndrrën e të gjithë shqiptarëve”, thotë Lorik Cana në dokumentarin Beteja në Ballkan, një prodhim shqiptar që tregon rrugën e kombëtares shqiptare në eliminatoret për Euro 2016, me theks të veçantë në ndeshjen kundër Serbisë, në të cilin një flamur i Shqipërisë së Madhe, i varur në një avion pa pilot, fluturoi mbi stadiumin e Partizanit në Beograd. Cana, i cili u nxorr jashtë në ndeshjen e parë kundër Zvicrës, është kapiteni, zemra e ekipit, lojtari me më shumë kupa në historinë e Shqipërisë (88) dhe pionier i një lëvizje që ka transformuar sportin e një vendi që përshkohet nga një ndjenjë nacionaliste.
Lorik Cana i lindur në 1983, në Prishtinë të Kosovës, i biri i një futbollisti dhe trajneri të shqiptarëve të Kosovës u largua nga lufta me familjen e tij dhe studioi në Zvicër. Ai filloi karrierën e tij tek të rinjtë e Dardania Lausanne, një ekip i stërvitur nga babai i tij dhe në moshën 17 vjeçare iu bashkua Paris Saint-Germain. Kur ishte 20 vjeç kishte bërë tashmë debutimin e tij në Ligue 1 dhe të kishte marrë një vendim të rëndësishëm: Do të luante me Shqipërinë.
Nëntë vjet më vonë, në vitin 2012, italiani Gianni De Biasi mori përsipër pankinën e Shqipërisë, në kohën që skuadra endej në vendin e 75 të renditjes së FIFA-s. Të gjithë ishin rritur të rrethuar nga lufta përveç Lorik Canës, njeriu që hapi derën e suksesit më të madh në historinë e sportit shqiptar: të marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian të futbollit.
Duke u nisur nga shembulli i Canës, De Biasi gjeti një minierë që filloi ta shfrytëzonte: shfrytëzoi talentin shqiptar që u largua nga vendi prej Luftës Ballkanike: “Ne ishim duke shkuar në çdo vend për të kontrolluar prapashtesat e mbiemrave shqiptarë, nëse ndonjë lojtar nuk ishte ai i duhuri, duke udhëtuar për të biseduar me të. Kjo ishte pjesa më e vështirë. Ne kemi bërë 70 udhëtime. Unë u thashë atyre nëse donin që të bënin diçka për vendin dhe së bashku mund të bënim gjëra të mëdha, më të mëdha se mund të imagjinonin dhe më të mëdha se ajo që Shqipëria ka bërë në historinë e saj” tha trajneri italian në një intervistë me El Pais.
Që prej momentit kur De Biasi erdhi në Shqipëri pesë vjet më parë, profili ndërkombëtar i Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Nga 34 lojtarët që mbanin fanellën kuq e zi në vitin 2012, gati gjysma (15) kanë lindur ose janë edukuar jashtë territorit shqiptar të Kosovës, në vende të tjera në Evropë, sidomos në Zvicër. Në vitet para të ardhjes së trajnerit italian, nga viti 2007 deri 2012, 44 shqiptarë ndërkombëtare të atyre viteve, me përjashtim të Lorik Cana, kanë lindur dhe janë rritur në Shqipëri apo Kosovë.
Shumica ishin “zviceranë”
Shtylla kurrizore e zgjedhjes më të mirë të historisë së kombëtares shqiptare përbëhet nga lojtarë të kthyer, në farë një mënyre, në vendin që prindërit e tyre e braktisën të detyruar nga lufta. 12 nga 23 pjestarë e Euro 2016 janë rritur jashtë territorit të vogël të Kosovës, përveç Lorik Canës, Ermir Lenjanit dhe Burim Kukelit lindur gjithashtu në Kosovë dhe rritur në Zvicër. Në Zvicër kanë lindur, të gjithë fëmijët e refugjatëve shqiptarë nga Kosova, Freddie Veseli, Migjen Basha, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Arlind Ajeti dhe Amir Abrashi. Përveç kësaj, Mërgim Mavraj ka lindur në qytetin gjerman të Hanau (atëherë Gjermania Perëndimore) dhe Naser Aliji në Kumanovë, qyteti i dytë më i madh në Maqedoni. Në vitin 2015, në qytetin verior të Maqedonisë u regjistruan një seri përleshjeve të armatosura midis policisë dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kapën dhe morën kontrollin e qendrës së qytetit për 48 orë. Vdiqën 22 persona (tetë prej të cilëve policë).
Luajtja në një Kampionati Europian është arritja e një ëndrre për popullin shqiptar, edhe pse në dy ndeshjet e para nuk kanë marrë asnjë pikë, madje as shënuan një gol. Shqipëria ka pasur shanse reale për të shënuar para dy ekipeve më të forta në grup: Zvicra dhe Franca. Shqipëria përballet të dielën në ndeshjen kryesore të turneut kundër Rumanisë, duke u përpjekur të futet në turin e dytë. Një humbje ose një barazim e largon automatikisht nga Kampionati Evropian. Por një fitore do ta vendosi atë në vend të tretë në grup me tre pikë, një vend dhe një rezultat që mundëson ëndrrën e kalimit në fazën e dytë.
