El Salvadori këshillon gratë të mos mbeten me barrë për dy vite

Saimir Lleshi

Është pak e çuditshme dhe mbase një nga rastet e rralla në histori kur kombi i kërkohet që të mos lindë fëmijë dy vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për El Salvadorin, i cili mund të preket nga virusi “Zika”, i cili krijon deformime tek kokat e foshnjave.

Virusi që transmetohet nga mushkonjat, shkaktojnë dëmtime në tru tek foshnjat që në barkun e nënën. Qeveria atje këshillon të gjithë gratë që të shmangin shtatzënitë deri në vitin 2018.

Virusi “Zika” por përhapet në Amerikën Latine dhe në Karaibe, veçanërisht në Brazil. Më shumë se një milion njerëz janë infektuar dhe rreth 4 mijë fëmijë kanë lindur me mikrocefali, një sëmundje tejet e rrallë që shkakton zvogëlimin e kokës tek foshnjat.

Vende të tjera anembanë rajonit kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme si El Salvadori. Zyrtarët në Kolumbi dhe Ekuador u kanë bërë thirrje grave që të shmangin shtatzënitë derisa të kuptohen rreziqet e virusit dhe të luftohet ai. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *