Elbasan/ 14 të infektuar me COVID-19, mes tyre 4 mësues, pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit

time

Në Elbasan, sot janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus.

Pra, nga 14 rastet e shënuara, 4 janë mësues, një në bashkinë Cërrik, dy në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” dhe tjera në shkollën “Naim Frashëri”.

Sakaq, mësuesit që rezultuan pozitivë janë karantinuar, ndërsa pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit për të zbuluar nëse janë infektuar.

Kujtojmë se kohët e fundit shumë mësues në shumë shkolla kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë detyruar të izolohen.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *