Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili i ka djegur shtëpinë vjehrrit. Në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjehrrin, M.S., 63 vjeç, ai ka vënë zjarrin banesës.
Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht banesa e shtetasit M.S. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Dhuna në familje”.
o.j/dita
