Pesë persona mbetën të plagosur me armë të ftohta dhe sende të forta gjatë fundjavës në qarkun e Elbasanit. S. T., 16 vjeç, nga Peqini, u ndalua pasi ishte në kërkim për plagosjen me thikë të H. H., 32 vjeç, nga Durrësi. Po kështu B. M., 43 vjeç, nga Librazhdi, akuzohet se ka plagosur lehtë A. Xh., gjatë një konflikti, F. T., 34 vjeç, nga Gramshi ka goditur me sende të forta gruan me inicialet B. S., dhe O. D., 29 vjeç, nga Elbasani ka dhunuar me mjete të forta J. D., bashkëfshatarin e tij. Rasti i fundit është ndalimi i O .Ç, 24 vjeç, për plagosjen e L. Ç., gjatë një sherri.
