Elbasan, 62 vjeçari i dehur në timon, përplas tre makina

Leda Hysa

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur përplasi tre mjete të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ndërsa është arrestuar Nuri Allkja 62 vjeç, banues në Elbasan.

“Allkja është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur, pasi ka përplasur tre mjete të parkuara” deklaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *