Babai i një 18-vjeçari ka denoncuar në policinë e Elbasanit një 42-vjeçar.
Sipas babait denoncues, 42-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të birin, i cili është me aftësi të kufizuara mendore.
Ndërsa hetimet për rastin vijojnë pritet që djali 18-vjeçar t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas kallëzimit të bërë, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Policia po vijon punën për kapjen e ndalimin e tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale.
Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.
e.ll./dita
