Komisariati i Policisë bëri dje ndalimin e Amarilti Bërdufi, 19 vjeç, banues në lagjen “Kongresi”. Adoleshenti akuzohet se në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë pranë Komisariatit, P. D., banues në këtë qytet. Pas ndalimit i riu u dërgua në paraburgim, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme, me akuzën penale “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.