Ndeshja Elbasani-Tirana tregoi se grupet e tifozerive shqiptare nuk kanë nevojë për provokime për të shkatërruar çdo gjë. Ata nuk kanë kursyer as të vetmin stadium shqiptar të parametrave ndërkombëtare, i ndërtuar vetëm pak kohë më parë në qytetin e Elbasanit.
Edhe pse kanë qene në distance mjaft të largët mes tyre, grupet e tifozerive kane arritur te konfliktohen duke shkatërruar dhjetëra stola.
Vendosja e tabelave reklamuese ka qenë një kriter i UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, tashme këto tabela nuk funksionojnë pasi kabllot e energjisë dhe të internetit janë djegur nga fishekzjarret. Specialistët thonë se riparimi i pjesshëm i tyre është i pamundur ndaj nevojitet ndërrimi total që është i kushtueshëm. Ndërkohë shkatërrimit nuk i ka shpëtuar as fusha e blertë, e cila është djegur nga fishekzjarret në disa vende.
Megjithëse dëmi ekonomik ende nuk është përcaktuar, drejtori i stadiumit Dritan Kadia shprehet se dëmi moral është ai që do të kushtojë më shumë.
“Dëmi është mjaft i madh, por nuk do desha të konvertoja dëmin e shkaktuar në këtë stadium, në dëm ekonomik, i cili natyrisht ka edhe koston e vet dhe është i detyrueshëm, por dëmi është pikërisht ai që ky stadium nuk duhet të ishte cenuar në asnjë farë mënyre”, tha Kadia.
Sipas Kadias përgjegjësia për degradimin e situatës është e të gjithëve. Grupet e tifozerive, FSHF-ja, Drejtoria e Stadiumit dhe policia kanë secila pjesën e tyre të fajit.
“Shkaktaret janë ata që duhet ta marrin përgjegjësinë. Edhe ne kemi përgjegjësi. Ne duhet te kishim vepruar më shpejt, policia, organizatorët e takimit, klubet, grupet e tifozëve. Nga kjo ngjarje duhen nxjerrë mësime dhe nuk duhen përsëritur më”, tha Kadia. Në mbarëvajtjen e ndeshjes Elbasani-Tirana u angazhuan rreth 200 forca policie dhe 20 roje të sigurisë.

Mese e zakonshme ne republiken e preshit. Mungese totale e shtetit ligjor.
Teknologjia eshte shume por shume fare ama perpara njerzimit qe jeton ktu tek ne, fusha duhet reggulluar per futbollistet, dushet edhe dhoma e gazetarve por jo uleset e stadiumit ku shumica jane kafshe edhe jo njerez.. Turp pastaj kur bejme edhe si huligan futbolli 20 veta qe sdin ceshte futbolli dhe tifozlliku…. Krahasimi me anglezet eshte si te krahasosh qytetarine e sales me te rames qe jane km larg edhe pse sala ka vite ne tiron….
…bythen ne ,cimento keshtu jane mesuar, vishni brek gize nga metalurgjiku mos ftoheni.
Kush ben deme ti paguaj nje me nje dhe te bej nja ca vjet burg se burgu per burra te tille eshte.Pastaj te shohin stadium me sy keto vandale.Edhe sikur te kene rrugen per nga stadiumi te nderrojne rruge.Shteti te veproje sa me shpejt se po behet si rruge kjo puna e stolave ne stadiumet shqiptare.Me vjen keq per FK Tiranen qe mbron vandalet edhe pas ngjarjeve te Korces,Shkodres e tani te Elbasanit.Te presim kush stadium e ka rradhen tani po qe se shteti nuk tregon qe eshte shtet.
Pd-istet e Saliut dhe te Lulit kane ferkuar duart qe u shkaterrua stadiumi,pasi ai u be dhe u inagurua nga Edi Rama.Saliut dhe Lulit u vrete syte çdo gje qe bene Edi Rama.Na plasi.
Shikoni se nuk paskan pase faj tifozet e kulturuar te Shkodres , por tifozat e droguar dhe me shfaqje fashiste te Tiranes , qe po prishin edhe tifozerit e qyteteve tjera se askush nuk te lejon te i prishesh shtepine e tije .
FSHF duhet te i heqin piket Tiranes qe te i vijne mentë tifozeve .
Shihni si u ka ikur mendja myslymaneve te shqiperise ,vetem shkatrrim ,cfare kane keta njerez rrini te qete e mos prishni ,mos vrisni
O idiot fajet i ka vetem qeveria per cdo gje.Policin e ka cuar per te vjel gjoba e nuk i con ne stadiume.Aty dihet se nuk marrin leke per te mbushur bankat e kti shteti kriminal me Ramen ne krye.Ala thuani fajin e ka Berisha more trushkulur.
S`mban qeni “poture”
Po mire vetem vandale ka atje?……..
Pse nuk ngrihet populli i Elbasanit e te dale ne rruge per nje demonstrim kunder ketyre ndyresirave qe demtoine gjera qe ulin krenarine e qytetit e thyejne zemren e qytetareve?
Ku jane elbasanllijte autoktone qe u bene vite qe spo i shohim??