Banorët e fshatit Xibresh të Elbasanit ndihen të kërcënuar nga ariu. Kafsha e egër prej disa vitesh tashmë po shkatërron të gjithë fshatin, ndërsa së fundmi ka filluar të sulmojë bagëtitë.
Banorët kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e njerëzve.
Edhe pse i kanë provuar të gjitha mënyrat për ta larguar ariun, duke ndezur zjarre dhe duke krijuar zhurma të forta duket se asnjë mënyrë nuk po funksionon.
Kafsha e egër është strehuar në një pyll shumë pranë fshatit, ndërsa gjatë natës sulmon bagëtitë.
Në Xibresh dhe në dy fshatrat e tjerë fqinjë, nuk ka më të mbjella, pasi të gjitha shkatërrohen nga ariu.
Kafsha e mbrojtur me ligj, nuk mund të vritet, por në këtë situatë banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave kompetente për të shpëtuar fshatin./TCH
a.s/dita

Oh sa kom qesh.
Ariu vertet eshte i mbrojtur me ligj te mos vritet, por ne ketye rast eshte Mark uk i veshur si ari, ka marre detyra nga SHQUP-i per te krijuar trazira e pakenaqesi dhe jeni te lire per t’a vrare se nuk ka ligj qe e mbron.
Ariu i shkreti kishte zbritur se kishte marre vesh qe ne Elbasan kishta ardhur Tao Tao per ate tour-in e llogaridhenies.
Keta duan demshperblim qyl ne emer te ARIUT,se per ta vrare keta fshatare nuk kane lene gje pa vrare.Te gjithe jane te armatosur.Ne mos arme gjahu,nga nje kallash e kane te tere..Meqe fshataret e Bradasheshit po marrin demshperblim per bresherin,keta duan per Ariun.