Policia e Gramshit dhe Elbasanit ndaloi 3 persona të dyshuar për një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe municioni. Gjatë aksionit të koduar “Artizanali 2”, u ndaluan Ardjan Gashi, 40 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire” dhe Besnik Ulqini, 32 vjeç, të cilëve iu gjetën 1 armë zjarri automatike, 30 fishekë, një pushkë, një pistoletë “Zastava”, 20 fishekë, një pistoletë “TT” dhe 20 fishekë. Kurse Përparim Lleshi, 33 vjeç, banues në fshatin Katërlis në Gramsh, u kap me 720 fishekë model 56.
