Elbasan, banorët kërkojnë shkollën në Mengël

Mila Hysotoci

Banorët e fshatit Mengël në Bashkinë e Elbasanit prej tre ditësh nuk i çojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Ata kërkojnë hapjen e shkollës së fshatit, e cila është mbyllur një vit më parë për arsye sigurie pasi u dëmtua nga tërmeti i Majit të vitit 2017.

Protestës së banorëve ju bashkua edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi i cili kërkoi nga Bashkia e Elbasanit dhe Ministria e Arsimit hapjen e shkollës për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor për 210 nxënës të saj.

Bashkia e Elbasanit bën me dije se shkolla është mbyllur për arsye sigurie, për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve ndërkohë që projekti i rikonstruksionit të plotë është dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit në pritje të fondeve.

Bashkia e Elbasanit u bën thirrje prindërve të mos pengojnë fëmijët të shkojnë në shkollë, transporti i tyre është i garantuar dhe falas, ndërsa rikonstruksioni është vetëm çështje kohe.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Nje shkolle e madhe 5 kate e ndertuar per katundaret pas protestave te tyre ne fshatin Kusarth te Elbasanit prane zyrave Te ELBER lagja NSHU,nuk funksionon,sepse katundaret i dergojne femijet ne Elbasan me urban dhe shkolla ka mbetur pa nxenes,sa qe u dha me qera.
    Prandaj mos i plotsoni gjithe tekat e katundareve,se nuk jeni Amerika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *