Basha tha se nga studimet dhe eksperienca e tij në Holandë ka mësuar se shqiptarët duhet të kenë shans për të ecur përpara.
Ai tha se është radha e tij të luftojë që shqiptarët të kenë të njëjtat mundesi dhe kjo do jetë sfida dhe ëndrra e tij.
“Ky nuk është më thjeshtë dhe vetëm projekti im. Kjo nuk është vetëm përkthimi i ëndrrës europiane që unë preka si student në Universitetin e Utrehtit.
Mu dha mundësia dhe shkëlqeva me atë mundësi përmes punës time dhe ia dola të siguroj vlerësimet më të larta në organizatat ndërkombëtare ku punova.
Nxora një mesim të madh të cilin e pashë pastaj të çdo i ri dhe e re shqiptare, dhe mësimi është ky; shqiptarët e duan punën, jepu mundësinë dhe ata do shkëlqejnë.
Mua mu dha mundësia në vitet e vështira në një nga vendet më të përparuara të Europës, më demokratike të Europës në Holandë në një qytet binjak me Elbasanin, në Utreht, në një nga universitetet më të mira të botës.
Tani është radha ime të luftoj ditë e natë që këtë mundësi ta ketë çdo qytetar, çdo i ri, çdo e re e Elbasanit. Kjo është sfida ime. Kjo është lufta ime. Ky është frymëzimi im. Kjo është ëndrra ime”, tha Basha.
Kryedemokrati tha se Republika e Re do të ulë taksat duke nisur me TVSh-në duke shtuar mbi 400 milionë euro në xhepat e shqiptarëve të thjeshtë.
“Taksa të ulëta, mbështetje për bizneset që hapin vende pune, 10 mijë stazhe për të rinjtë çdo vit të paguara nga shteti, 100 milionë euro subvencione për fermerët. Këto janë masat e vërteta.
Pa tavalla, pa demagogji, pa cirk, pa lojëra, që unë do të vë në funksion për të kthyer rrotën e ekonomisë shqiptare, për tu dhënë shqiptarëve bashkë me Republikën e Re një ekonomi të fortë që punëson dhe zhvillon”, tha Basha.

Mire mor bir por ti nuk vjen na Universiteti nashti, ti bere rrugen e kombit u akuzove per 220 milion euro, vajte ke e jashtmja shite detin, vajte ke e mrencmja vrare 4 vete.Per keto na thuaj ne fillim me sinqeritet pse i bere e masanaj vendosim ne.Lllafe kemi 75 vite qe degjojme qe na Enver merhumi, ne fillim tha me luge te florinjte do hame ne 44, ne fund na vuri ne rradhe per nje shishe qumesht, po keshtu edhe Nano kumarxhiu dhe ky kumbari i jot plakush nashti Saliu qe ala te mban per bishti tyja.Leni keto histori ik ne Utreht se ata si duket te kane me sy te mire me ne shqipot e ke prish pazarin me kohe.
Cohuni e bjeruni qe nga shkodra deri ne vlore.
Grupi antishqiptar duhet zhdukur nga politika shqiptare.
Kur shiti detin mendoni cmund te beje me shume.
Atehere serbi rusi gerku do te tallin ……me ne. E do te thone sic thone. Jepni lek shqiptareve , beju nene e babe see duan me shume
Po mire o Lulezim pse duhet te lodhen njerzia e te zgjedhin brenda nje kohe te shkurter 2 Kryeministra?
Mire ty ta ka enda te behesh dhe shikon endra me sy hapur qe je Kryeminister, por ti do te shkosh ne BURG apo jo kush do ta beje burgun,. per vjedhjen e 230 mililion ero, faljen e detit Greqise, pushkatimet ne bulevard si dhe te vjedhjes dhe rrjepjes se Bashkise se Tiranes, prandaj Populli nuk ka pse te lodhet, e zgjedh nje here nje kryeminister tjeter dhe i mbyll keto telashe.
Zoti te ndihmofte qe te kalosh sa me lehte vuajtjet e tua ne burg, shalengjitur dhe kar-agjoz.
Basha nuk kerkon ndonje gje te madhe , vetem t`i varin ne qafe melcite e Shqiperise ! Kesaj radhe , nuk do t`i haje , sic hengri 230 milion euro , qe te nesermen kur u be minister transporti , sepse atehere ishte i vogel , ndersa tani eshte pjekur ! ! ! ! ! ! ! ! ! !