Një punëtor u rrëzua nga skela, ndërsa ishte duke lyer një vilë në lagjen “Krastë” të Elbasanit. Dhe pse të riut iu dha ndihma e shpejtë, ai nuk mundi të mbijetojë dhe humbi jetën rrugës, për në spital. Policia lokale ende nuk ka bërë publike shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa ka këqyrur vendin e ngjarjes, si dhe ka nisur marrjen në pyetje të disa personave dhe drejtuesve të punimeve, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike.
