Dy persona kanë humbur jetën sot në Elbasan, pasi kanë rënë aksidentalisht në ujërat e rrëmbyeshëm të përroit të Zarranikës. Mësohet se Miranda Ramazani, 34 vjeç, ka rënë në ujë aksidentalisht, ndërsa Agim Jashari, 32 vjeç, fqinj i gruas ka hyrë në ujë për ta shpëtuar. Fatkeqësisht, burri nuk ka mundur të shpëtojë 34-vjeçaren dhe as të dalë vetë i gjallë nga uji. Trupat e dy viktimave janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit.