Ish drejtuesja e Postës Gjergjan në Elbasan dhe një Topograf u denoncuan për abuzime me detyrën në polici. Burime nga komisariati thanë se morën nën hetim 50-vjeçaren me inicialet A. T., banuese në Shtërmen, e cila ndodhet e arrestuar, pasi ka bërë kallëzim B. K., 54 vjeç, banues në fshatin Kodër-Bujars, që dëshmon se ish-shefja e Degës së Postës, gjatë viteve 2013-2014 i ka vjedhur rreth 70 mijë lekë të energjisë elektrike, duke mos i derdhur. Kurse M. S., 63 vjeç, akuzohet nga F. B, se duke qenë Topograf pranë ZRPP Elbasan, i ka ndryshuar sipërfaqen reale të pronës.
