Elbasan, drogë dhe falsifikim lekësh, 2 të arrestuar

anazapta

Seksioni Kundër Narkotikëve bëri të mundur dje arrestimin e të dyshuarit Semi Salla, 21 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”. Burime zyrtare të policisë vendore thanë se iu gjetën 20 doza lëndë narkotike hashash, të cilat dyshohet se do i shpërndante. Agjentët e survejonin prej disa ditësh të dyshuarin Salla. Kurse Gurali Taçi, 29 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Madhe, u kap në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, me 3 kartmonedha shqiptare të prerjes 1000 lekë, 1 leje drejtimi që dyshohen si të falsifikuara.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *