Dy gra janë identifikuar nga pamjet e kamerave të sigurisë së një supermarketi teksa kryenin vjedhje. Policia vendore ndaloi të parën Florjana Çipin, 33 vjeçe dhe disa orë më pas Lindita Kaso, 41 vjeçe, të dyja banuese në këtë qytet, të cilat dyshohen për vjedhje produktesh ushqimore tek supermarket “ORTI”, në lagjen “Qemal Stafa”. Policia tha se kapja e tyre u krye në kushtet e flagrancës dhe është ngritur akuza e “vjedhjes”.
