Dy plagosje u shënuan brenda ditës së djeshme në Elbasan dhe Librazhd për motive të dobëta dhe pronësi. Seksioni Kundër Krimeve ndaloi Esmeraldo Meta, 19 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë sherrit ka goditur me thikë E. T., 24 vjeç. I plagosuri u dërgua në spital ku po mjekohet, ndërsa po kryhen hetime për të zbardhur ngjarjen. Kurse I. Q., 38 vjeç, banues në fshatin Rashtan të Librazhdit akuzohet se për pronësinë e tokës ka goditur Sh. Q., fqinjen e tij, njëkohësisht e afërme.
