Elbasan, e pickon grenxa, vdes në spital 78-vjeçari

anazapta

Një burrë i moshuar humbi jetën pas dy ditësh trajtimi në spital, pasi ishte pickuar në shtëpinë e tij nga një insekt, grenxë helmuese. Megjithëse u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit fillimisht dhe më pas në spitalin Nënë Tereza Tiranë, Hysni Lleshi, 78 vjeç, banues në fshatin Shirgjan të Elbasanit, nuk mundi të mbijetonte. Policia nisi hetimet dhe pas ekspertizës së kryer dhe pyetjes së familjarëve, rezultoi se mëngjesin e datës 2 gusht, teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë, i moshuari u pickua nga një grenxë.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *